Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme.
Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, siç edhe shihet në foton e publikuar nga Gazzeta.it..
Ndeshja pritet të fillojë në orën 21:00, ku Italia do të përballet me Zvicrën. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar dhe nuk dihet nëse ndeshja do të shtyhet me disa minuta apo do të anulohet.
/Burimi: Gazzeta.it/ Përshtati: Gazetari.al