Arrestohen edhe dy persona të tjerë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës të ndodhur më 27 prill 2020. Bëhet e ditur se janë arrestuar Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen.
Ato kanë parë vendin dhe kanë studiuar territorin për të kryer vrasjen e dy vëllezërve. Mësohet se ato kanë thënë se bien dakord që të kryejnë vrasjen me pagesë. Por njëri prej tyre, Enver Diva u infektua me COVID dhe në këtë mënyrë nuk kreu dot vrasjen.
Besian Xhixha dhe Enver Diva janë vënë nën akuzë për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.