Fier/ Bie në greminë një makinë tip ‘Ford’ në zonën e Cakranit. Sipas njoftimeve të deritanishme, raportohet se ka ndërruar jetë një person. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke rënë në greminë.
Policia dhe zjarrfikësja po shkojnë drejt vend ngjarjes dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.
/Gazetari.al/