Vizita e Presidentit të SHBA, Joe Biden, në Europë, tërhoqi vëmendje të gjerë në mbarë botën.
Të hënën presidenti amerikan u takua me mbretin Philippe të Belgjikës, në Pallatin Mbretëror në Bruksel, dhe personeli i sigurisë në zonë u pa që mbante në dorë një armë anti-dron për të parandaluar gjithçka, nga fotot ajrore deri në përpjekjet për vrasje.
Fotografi i stafit të New York Times, Doug Mills, kapi foton e mësipërme të rojeve të sigurisë që dukeshin më shumë sikur ishin të përgatitur për një pushtim të huaj.
Dy lloje të ndryshme të sistemeve anti-dron mbaheshin nga anëtarë të Policisë Federale Belge, një që shkrep predha ndaj dronëve dhe një tjetër që përdor bllokimin e radiofrekuencës me të cilin kontrollohet droni. Arma që ka tërhequr vëmendjen e dronëve që përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.
Media të ndryshme kanë publikuar pamjet e forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur këto lloj armësh.