Këngëtari Genc Prelvukaj është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit më shumë rreth përditshmërisë së tij. Së fundmi përmes një statusi në Facebook, ai ka komentuar ndeshjen e zhvilluar mbrëmë mes Zvicrës dhe Italisë në kuadër të “Euro 2020”, e cila përfundoi me rezultat 3-0 për italianët.
Ndër të tjera, këngëtari ka shkruar: “Shaqiri shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe kalon në avantazh Zvicrën ndaj Shqipërisë. Ndalet dhe në shenjë respekti ndaj origjinës nuk feston”.
Ai mori komente të shumta teksa një komentues i ka shkruar se të mos merret me sport dhe politikë i cili në komentin e tij kishte një numër gabimesh drejtshkrimore. ndërsa Genci në replikën e tij i ka ofruar Abetaren. “Çka mund t’i thuhet më shumë këtij”, ka shkruar këngëtari.