Bulqizë/ Një 32-vjeçar nga Bulqiza ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u varur por familjarët e kanë shpëtuar në momentin e fundit. Ata kanë njoftuar ambulancën, duke e nisur me urgjencë në spital, në gjendje të rëndëuar.
Gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet e rënduar, ndërsa njoftohet se mund të transportohet me helikopter drejt Tiranës. Në vendngjarja ka mbërritur dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes.