TURQI-Aktori i njohur turk Engin Altan Düzyatan, i cili për publikun shqiptar njihet si ‘Ertugrul’ ka rënë pre e mashtrimit.
Sipas mediave ai shkoi vitin e kaluar në Pakistan ku mori ftesë nga fenomeni TikTok-ut Zamir Çaudri i cili do të përdorte fotografitë dhe emrin e tij në video dhe nënshkroi një kontratë prej 90 milion rupe, monedhë pakistaneze e cila më vonë rezultoi e rremë.
Aktori turk bëri denoncim dhe policia pakistaneze arrestoi Çaudrin. Duke bërë ankesën e tij përmes postës elektronike, Düzyatan i kërkoi policisë së shtetit Punjab të merrte masa kundër Chaudri.