Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontenjerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për Donaldo Lushaj administratori i firmës ‘Arbri Graden’ me 10 vite e 8 muaj burg dhe shoferin e kamionit Armando Pezakun të dënuar me nga 8 vite e 8 muaj burg.
Arben Çekaj dënohet me 21 vite burg, por përfiton ulje pasi Gjykata më parë ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe tashmë do të vuajë 14 vite. Ndërkohë Donald Lushaj, administratori i ‘Arbi Garden’ u dënua me 16 vite, teksa i shkurtohet në 10 vite e 8 muaj. Për shoferin e kamionit që çoi konteinerin në magazinën e tij, Armando Pezaku, u dha dënimi me 13 vite burgim, dhe i ulet në 8 vite e 8 muaj.