ITALI– Një stuhi në një filxhan çaji… Në të vërtetë, të Coca Cola-s. Cristiano Ronaldo e mori seriozisht: kur pa shishet e pijeve para tij, i ndryshoi fytyra. Portugezi i hoqi dy shishet e Coca Cola nga tavolina, pastaj mori një shishe ujë në dorë dhe lëshoi anatemën: “Pini ujë”!
Ky veprim i CR7 u shndërrua në “epidemi”, sepse më pas Pogba hoqi shishen e Heineken për arsye fetare. Trajneri i Rusisë e mori shishen e Coca Cola në dorë dhe piu një gllënjkë me kënaqësi. Italiani Locatelli buzëqeshi dhe, për shkak të pamjes së ngrirë, thjesht i shtyu pak mënjanë. Radja Nainggolan bëri ironi duke postuar një foto-montazh, që e sheh atë pranë vodkës dhe pijeve të tjera. “Le të qeshim”, – shkroi belgu.
Nga ana tjetër, UEFA nuk pa asgjë qesharake në atë që po ndodh dhe iu bëri të ditur ekipeve kombëtare dhe lojtarëve se detyrimet me sponsorët duhet të respektohen, duke rifreskuar kujtesën e të gjithëve se sponsorizimet e caktuara janë themelore për turneun dhe kontinentin tonë të futbollit.