Një autobus me 40 pelegrinë nga Serbia është bërë me dije se ka hyrë në Kosovë , gjatë mesditës, por është kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës. Arsyeja është se destinacioni mendohej të ishte vetëm Mitrovica, ndërkohë që në axhendën e tyre përfshihej edhe Prizreni, Deçani, Mushtishti etj.
“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani”, kanë bërë të ditura burimet.
Ndërkohë, në javën e kaluar kanë tentuar të hyjnë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë, por nuk janë lejuar të kalojnë në territorin e Kosovës në kufirin e Jarinjës.