UKRAINË/ Një çift në Ukrainë ka vendosur të lidhin duart me njëri-tjetrin me zinxhir, në mënyrë që të testojnë dashurinë e tyre.
Edhe pse në formë të çuditshme, Victoria Pustovitova dhe Alexander Kudlai e shprehën dashurinë në ditën e të dashuruarëve (14 shkurt) duke u lidhur dhe qëndruar ashtu plot 123 ditë.
Kur çifti vendosi të hiqte zinxhirët, momenti u ndoq me kamera të shumta, të cilat ishin kurioze për të shikuar gjestin e rrallë.