Goditet një grup shqiptar trafikantësh të lëndëve narkotike nga Zvicra në Gjermani që kryente aktivitetin që prej 2015. Në total të arrestuar janë 8 persona, për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash, grupi i goditur trafikonte drogë në Zvicër dhe Gjermani.
Kokat e grupit janë 2 shqiptarë, njëri prej tyre është zjarrfikësi Ndriçim Harka. Deri më tani jane kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi është aktiv që në 2015, dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgime në terren te aktivitetit kriminal.