Një grup i falsifikimit të testeve COVID është zbuluar në Tiranë. Janë ndaluar 3 mjekë, 2 janë të Qendrës Spitalore Universitare, falsifikatorë dhe disa sekserë e agjencisë së udhëtimit, për teste COVID false, por ende nuk janë publikuar emrat e tyre.
Në total 10 te arrestuar. Shisnin teste COVID fiktive. U zbulua pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet për medemek të dhëna të pasakta. Hetimet filluan kryesisht. Sekuestrohet edhe baza e falsifikimit kundrejt vlerave 35-40 euro. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj.