Itali/ Një 54-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë së Padovës në Itali pasi shkaktoi rrëmujë dhe goditi banakieren e një lokali.
Sipas mediave italiane, shqiptari i identifikuar si Shpëtim Bogdani ka qënë nën efektin e alkoolit kur ka filluar që të kërcënojë klientët e lokalit ku po pinte dhe ka goditur baristen e cila ishte me origjinë kineze.
Ai filloi të thyente gotat, të përplaste karriget dhe të hidhte vazot e luleve në tokë duke rrezikur dhe klientët që ndodheshin në bar, duke tentuar më pas të largohej nga vendngjarja.
Menjëherë është lajmëruar njësia speciale e policisë dhe 54-vjeçari u vu në pranga dhe u dërgua në rajon. Aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të jepet masa e dënimit.