NEW YORK- Një incident ndodhi në Bronx të New York , ku një 24-vjeçar u qëllua për vdekje nga një burrë në sy të dy fëmijëve. Fatmirësisht, Policia raporton se fëmijët, një djalë 5-vjeçar dhe motra e tij 5 vite më e madhe nuk janë lënduar nga sulmi.
Në videon e publikuar nga departamenti i Policisë, pamjet tregojnë se një person i armatosur vazhdimisht qëllon në drejtim të një burri ndërsa dy fëmijë tërhiqen nga frika në trotuar.
Policia është vënë në kërkim të dy personave, ku njëri prej tyre, pasi qëlloi burrin më pas u arratis me një skuter.