Kreu i Kadastrës Artan Lame ka shpallur thirrjen për aplikime për drejtues të rinj të zyrave të Kadastrave në rajone. Sipas tij zyrat nuk janë në lartësinë e duhur veccanërisht në rapotr me shërbimet ndaj qytetarëve.
Ai thotë se kryesisht do të zëvendësohen Drejtuesit e komanduar apo drejtues që nuk justifikuan punën duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrës dtejtoria e Tiranës, Korçë, Sarandës dhe Fierit.
“Ka specialistë që nuk duan ta kuptojnë se shmangia e qytetarit nuk është zgjidhje. Nuk duan ta kuptojnë se vendosja e tyre në ato poste nuk është bërë se kanë ccliruar Shqipërinë por të bëjnë punën. Hapim thirrjen për aplikime. Si shërbëtori vjetër i shtetit u them se nuk bëhen legalizimet me ushtar partie. Sa u përket aplikuesje ju bëj thirrje të gjithëve ja sheshi ja mejdani.
Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të republikës që kanë ose drejtues të komanduar ose drejtues që nuk e bëjnë detyrën. Zyrat shumë herë nuk janë në lartësinë e duhur, ka mungesë vullneti për zgjidhur ccështje të rëndësishme.
Lista e plotë do e shikoni të hënë tjetër ku do jetë dhe shpallja zyrtare në site. Sa i përket specialistëve thamë që do bëjmë një thirrje të dytë pas kësaj.
Sfidë me këdo, le të vijë njëri këtu nesër dhe pasnesër fillon, punë ccdo inxhinier, fillimisht me kontratë. Mos u merrni me brocckullat e facebookut.