Nuk ka datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është vendimi që mori sot Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian. Pavarësisht deklaratave të ministrave të jashtëm të disa shteteve për hapjen e negociatave, BE nuk ka vendosur një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Në konferencën e Parë për Shtyp pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme të Këshillit të Ministrave për Çështjet e Përgjithshme ministrja e Jashtme e Portugalisë, e cila mban edhe presidencën e BE- së deri më 1 Korrik Ana Paula Zacarias, tha se ishte e pamudndur që të arrihej dakordësia për mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa shtoi se shpreson se kjo të arrihet të përcaktohet gjatë presidencës sllovene që nis më 1 korrik deri në fund të vitit 2021.
”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias
Më herët ministri i jashtëm Sloven Gasper Dovzan, u shpreh se gjatë presidencës sllovene të BE-së e cila fillon në 1 Korrik zgjerimi mbetet një faktor kyç. Ndërkohë që ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se takimi i ministrave të jashtëm dhe për Çështje Evropiane ditën e sotme në Luksemburg është një mundësi e mirë për t’i trajtuar çështjet ballë për ballë, pas takimeve të shumta virtuale në nivele ministrore. Ai shprehet se vendimet e nevojshme, si përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut janë nën hijen e konflikteve dypalëshe.