Tiranë/ Një 35-vjeçar, i identifikuar si Blerim Allaraj, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me kanabis sativa në makinë, ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi nuk iu bind më herët bluve duke shkaktuar aksident gjatë ndjekjes.
Pasi morën njoftimin se një makinë po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha” patrulla e policisë shkoi në vendngjarje dhe i kërkoi drejtuesit të mjetit të ndalonte. Ky i fundit shtoi shpejtësinë duke aksidentuar për pasojë një automjet tjetër në lëvizje.
Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, drejtuesi i automjetit, shtetasi Blerim Allaraj, 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sativa.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Tiranë
Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes.
Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#NeseDrejtonMjetinNenEfektin🥃KaVetemNjeDestinacion🚔
#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112👮🏻♀
#PoliciKomunitet🤝SiguriPartneritet👏