SERBI-Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur sot në një deklaratë se nuk është i kënaqur që Bashkimi Evropian nuk pranoi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai ka thënë se kjo gjë nuk është aspak e drejtë dhe si Tirana ashtu edhe Shkupi do të kenë gjithmonë mik të sinqertë Serbinë me të cilin do të përmirësojnë bashkëpunimin. Vuçiç ka njoftuar se do të ketë një video konferencë me kryeministrat Rama dhe Zaev ku do të marrin vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe kalimit të lirë të mallrave dhe njerëzve në kufi.
Deklarata e Vuçiç:
“Mendoj se nuk është e drejtë edhe ndaj Tiranës dhe ndaj Shkupit si dhe ndaj qytetarëve dhe funksionarëve që udhëheqin me ato vende. Ata do të kenë mik të sinqertë në Serbi dhe do ta përmirësojmë bashkëpunimin me ata. Dua të njoftoj se do të kemi një video konferencë të rëndësishme me kryeministrat Zaev dhe Rama. Besoj se do të marrim vendime përfundimtare për veprim të përbashkët kundër katastrofave natyrore dhe katastrofave dhe bashkërisht do të sigurojmë kalimin më të shpejt të mallrave, kapitalit dhe personave. Qytetarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë u dëshiroj gjithë të mirat dhe jam i sigurt se ata, ashtu si ne, do të vazhdojnë me rrugën evropiane, por ne e kuptuam mirë mesazhin se duhet të ndërtojmë marrëdhënie më të afërta dhe të jemi më të fuqishëm dhe të mos presin asgjë nga askush. Ne besojmë në veten tonë dhe i çojmë parapara vendet tona”