Çekia është goditur nga një tornado në juglindje të saj. Mediat e huaja raportojnë se janë 150 të plagosur dhe shumë dëme materiale në ndërtesa kryesisht.
Fshati Hrusky është gjysmë i shkatërruar teksa nga videot ngjan më shumë si një zonë lufte. Një banor për mediat lokale tha se ‘’është si ferr’’.
100 mijë banorë mbetën pa energji elektrike prej tornados ndërkohë që shteti u ‘ngrit në këmbë’ për ti ardhur në ndihmë me suportin edhe të dy vendeve fqinje, Austrisë e Sllovakisë.