TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar shqetësimin e një qytetari nga Dibra, i cili pretendon se në zonë ka zbarkuar Hetimi Tatimor. Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari shkruan se ‘tatimorët’ por marrin ryshfet nga bizneset, duke pretenduar se punojnë me kamerat e trupit ndezur.
“Pershendetje doktor ka disa dite qe ne Diber ka zbarkuar Hetimi Tatimor me ne krye Emilian Niken(Kryetari Ps Velipoj)burrin e drejtoreshes se arsimit Shkoder Blediana Nika e krye korruptuar.Ky njeri ka ardhur bashke me banden e tij prej 3 tatimoresh e po rrjep te gjitha bisneset ca ti dali para gjoja se eshte i monitorum me kamera e nuk i ndez fare ato. Na vjen cdo 6 muaj e na eshte bere jeta stres nga ky njeri.I bej thirrje SPAK nepermjet jush te bien njerez ktu ne Diber e tu kontrollojne xhepat para se te ikin e do tu gjejne nga 5 milion neper xhepa se Policia e Dibres me ta jane bashke.Te lutem beje publike se spo na ze gjumi naten nga keta hajdute te dites e na jan kthy ne stres pervec mos pasjes se punes,”-shkruan Berisha.