GJERMANI-Angli-Gjermani është një prej sfidave epike. Përballë janë dy rivalë të përjetshëm, një duel që del jashtë edhe aspektit sportiv, por është edhe një përballje mes dy vendeve që gjithmonë kanë qenë në dy brigje të ndryshme.
Ditën e martë, ora 18:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës dy skuadrat do të duelojnë për t’u kualifikuar për në çerekfinale. Sa i përket lajmeve që vijnë nga Gjermania nuk janë të mira. Antonio Rudiger dhe Ilkay Gundogan janë në dyshim për ndeshjen ndaj Anglisë.
Të dy lojtarët nuk u stërvitën, mbrojtësi i Chelsea-t nuk ishte në seancën e fundit stërvitore për shkak të një ftohje, ndërsa mesfushori i Manchester City-t, pësoi një dëmtim në kokë në ndeshjen ndaj Hungarisë.