E diel, 1 Tetor, 2023
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
ABONOHU
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
21 °c
Tiranë
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
  • Kreu
  • Politike
  • Kronike
  • Investigim
  • Showbiz
  • Sport
  • Ekonomi
  • Bota
  • Argetim
  • Dossier
  • Kulture
  • Mjekesi
  • Opinion/Analize
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Gazetari.al - Portal Informativ, Politike,  Lajme, Aktualitet, Kronike, Analize, Dossier, Sport
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqe Kryesore

‘Letra’ e kamarierit që iu mor jeta në masakrën e Velipojës: Ndjej një goditje në kraharor, gjak, këmbët më dridhen…

27 Qershor, 2021
në Kryesore, Opinion/Analize
A A
0
0
SHPERNDARJE
0
SHIKIME
Share on FacebookShare on Twitter

Velipojë/ Një natë para fundit. Nesër do të filloj punë. Rroga nuk është e keqe, plus që ai shoku im që punoi vjet atje, më tha se dalin edhe bakshishe dhe fundi i muajit është i mirë. 3 muaj nuk janë pak. Lekët që do marr nuk do i mbaj të gjitha për vete. Do jap edhe diçka në shtëpi dhe pjesën tjetër do e mbaj për vete.  Do blej një kompjuter të ri se ai që kam është i vjetër. Kam një shok që mund të ma gjejë me çmim të mirë. Do qeras dhe shokët me rrogën e parë.

Ja fillova. Nuk është aq e vështirë. Është pak vapë dhe nga dreka lodhja ndihet më shumë se porositë nuk kanë të sosur dhe janë të gjithë të uritur. Secili e do pjatën i pari. Klientët në përgjithësi janë të sjellshëm. Ka dhe ca të bezdisur, por unë përpiqem të jem i duruar. Nuk më besohet që erdhi fundi i ditës së parë. Nuk i ndiej këmbët. Mezi pres të rregullojmë tavolinat e të iki në shtëpi.

Llogarinë e mbylla dhe dola në rregull. Me bakshishe nuk dola keq si për ditë të parë. Tani të rregulloj dhe tavolinat dhe të iki. Është vonë. Po shkon ora dymbëdhjetë. Ç’është kjo zhurmë?! Kush po zihet?! Krisma, armë dhe një goditje në kraharor. Vë dorën mbi zemër. E kam të ngrohtë dhe të lagësht. Shoh dorën që prek zemrën. Është e lyer me gjak. Post Scriptum- Këmbët më dridhen dhe bie në tokë. Tek dritat e restorantit më shfaqen sytë e nënës dhe dëgjoj zërin e saj kur më përcolli në mëngjes- Të priftë e mbara bir!
/Shkrimi nga Elona Caslli/
Taget: Myzerim ZeneliShkodervelipojeviktimavrasje
Postimi i rradhës
Kush është serbi që puth me aq shumë epsh Encën në videoklip?

Kush është serbi që puth me aq shumë epsh Encën në videoklip?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet

Postime Së Fundi

  • Ditari i Enver Hoxhës/ Kur Zhukovin e shkarkuan në ajër teksa kthehej në Moskë nga vizita në Tiranë
  • Kur nxirrej naftë dhe e gjitha distilohej në Shqipëri
  • A e zbatoi ndonjëherë Greqia Traktatin e Miqësisë me Shqipërinë? Publikohet e plotë marrëveshja e vitit 1996
  • Operacioni mbarëkombëtar “Tempulli”, a do t’i lirojë në sallën e gjyqit sic e ka zakon gjyqtari Hektor Sinanaj të pandehurit? (Vendi “sekret” në Muradie ku bëhen pazaret)
  • Ensuida Keputa/ Nga një qytet i vogël, në një konkurs “Mrs. Universal Empire 2023” në Londër

Komente Së Fundi

    • About
    • Advertise
    • Careers
    • Contact
    Kontakt: [email protected]

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.

    Pa rezultat
    Shikoni të gjitha rezultatet
    • Kreu
    • Politike
    • Kronike
    • Investigim
    • Showbiz
    • Sport
    • Ekonomi
    • Bota
    • Argetim
    • Dossier
    • Kulture
    • Mjekesi
    • Opinion/Analize

    © 2021 Gazetari.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara Me teper informacion.