Vrasjet në shkollat amerikane po arrijnë çdo ditë e më shumë përmasa të paimagjinueshme.
Këtë vit 3,044 studentë nuk do të kenë mundësi të diplomohen në Amerikë, sepse u vranë nga një armë zjarri. Patricia dhe Manuel, prindërit e Joaquin, një nga viktimat e masakrës që ndodhi më 14 shkurt 2018 në Shkollën e Mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, e dinë se çfarë do të thotë të humbasësh një fëmijë nga një sulm me armë. Fëmija i tyre do të diplomohej këtë vit.
Duke sjellë rastin e tyre, Patricia dhe Manuel kanë vendosur t’i kujtojnë Amerikës se sa kushton jeta, duke bërë apel që të ndryshohet legjislacioni për përdorimin dhe mbajtjen e armëve të zjarrit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lejohet përgjithësisht mbajtja e armëve në publik; një situatë e pazakontë ligjore nga këndvështrimi evropian. Një shpjegim përse pistoletat dhe pushkët janë pjesë e jetës së përditshme për amerikanët.
Ata më pas ftuan dy anëtarë të lobit amerikan të armëve, NRA (shoqata kombëtare e pushkëve) të mbanin një fjalim para të diplomuarve të Akademisë Madison. Por sapo mbërritën, të dy u gjendën para 3,044 karrigeve të zbrazëta: pikërisht numri i studentëve që do të ishin diplomuar këtë vit në SH.B.A., por vdiqën në një të shtënë me armë.
Në masakrën e 14 shkurtit 2018 vdiqën 17 studentë dhe staf të Shkollës së Mesme Marjory Stoneman Douglas në Florida. Ishte një 19 vjeçar vrau të paktën 17 persona duke qëlluar me armë ndaj studentëve dhe mësuesve në ish shkollën e tij. Ky ishte episodi i 18 me armë zjarri në një shkollë të Shteteve të Bashkruara të Amerikës në vitin 2018.
Incidenti më i rëndë para masakrës në Parklend ishte ai në një shkollë në Kentaki në fund të muajit janar 2018 ku një nxënës 15 vjecar qëlloi ndaj shokëve të tij të klasës duke vrarë 2 dhe duke plagosur 18.
Janë më shumë se 273 rastet e të shtënave në shkolla në SHBA duke filluar që nga masakra e Sandy Hooks në 2012, ku mbetën të vrarë 20 fëmijë dhe 6 të rritur. Në këto raste ka pasur shumë të vrarë.