Qytetarët shqiptarë kanë tejkaluar shifrën për familjen e Musaen Zenelit. Në llogarinë e hapur nga Organizata USA ALBANIAN SOCIETY vetëm për pak orë janë mbledhur 20 mijë e 477 dollarë nga 20 mijë që synohen të bëhen në total.
Musaen Zeneli u shua në masakrën e Velipojës, teksa kishte në ditën e parë të punës së tij. Zeneli jetonte vetëm me nënën, e të vëllanë ndërsa të atin e kishte humbur pak vite më parë.