Kurora me pisha dhe pemë e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll. E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve. Zjarri ka rënë në një terren malor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundurar ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.
Aktualisht zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe të madhe, ndërsa po përhapet në pjesë të tjera të malit.
Për zjarrin janë arrestuar 2 persona, si autorët të zjarrvënies, gjatë kohës që ata mblidhni bimë medicinale në zonë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. Gjithashtu edhe 3 persona po ndiqen në gjendje të lire.
Zjarri ka nisur ditën e djeshme në pyllin me pisha në fshatin Lybeshë të Poliçanit, ndërsa vatra e tij ka ardhur duke u përhapur gjatë orëve të fundit.