Greqi/ Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos është pikasur sot pas orës 09:00 të mëngjesit me mbesën Lydia në krahë. E shoqëruar nga djali i saj, vëllai i Babisit, ata u futen në makinë për t’i dorëzuar mbesën dy gjyshërve të tjerë.
Këta të fundit fituan dje kujdestarinë e përkohëshme të foshnjës, e cila do të qëndrojnë me prindërit e të ëmës së ndjerë, Caroline Crouch. Familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, në orën 10:00 në mëngjes deri në 14:00 në mesditë, por vetëm në Alonissos.
Duhet të theksohet se të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë, e cila në një kohë të arsyeshme, përfundimisht do të vendosë çështjen e kujdestarisë së saj.
Babai i të miturës, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu edhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.