Pogradec/ Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Pogradec. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe banesën tjetër ngjitur. Shkak i zjarrit dyshohet pakujdesia, ndërsa fatmirësisht, brenda ndërtesës nuk kishte persona në momentin e rënies së zjarrit.
Mjetet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.