Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi.Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku regjistrohet një incident mes një çifti. Në pamjet në fjalë, shfaqet çifti duke qëndruar ulur në një bar.
Burri qëndronte i ulur përballë bashkëshortes, ndërsa kjo e fundit kujdesej për fëmijën 4 muajsh. Në një moment, burri është ngritur nga vendi dhe ka nisur të godasë barbarisht gruan. Nuk dihen ende arsyet e këtij incidenti, ndërsa thuhet se policia ka arritur të arrestojë burrin.
Ai është identifikuar si një 34-vjeçar, ndërsa ngjarja e rëndë thuhet se ka ndodhur në qytetin Soma.
Për më shumë shikoni fotot më poshtë.