FRANCË– Franca ka të ngjarë të ketë një valë të katërt të virusit, për shkak të një rigjallërimi të rasteve të shkaktuara nga varianti Delta, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë Franceze, Prof Jean-François Delfraissy, këtë mëngjes.
Sipas Guardian, Delfraissy shtoi se përhapja e vaksinave do të ndihmonte në zbutjen e efektit të kësaj vale të re të virusit, për të cilën shumë ekspertë mjekësorë mendojnë se mund të godasë Francën deri në Shtator ose Tetor.
“Unë mendoj se do të kemi një valë të katërt, por do të jetë shumë më e moderuar se tre valët e mëparshme sepse niveli i vaksinimeve është i ndryshëm në krahasim me më parë,” tha Delfraissy.
Epidemiologu francez, Arnaud Fontanet, i cili gjithashtu këshillon qeverinë për çështje shkencore, i tha një programi televiziv se ai gjithashtu priste që numrat e infeksionit Covid të Francës të rriteshin përsëri në shtator ose tetor.