Të paktën katër persona që protestuan kundër ndërprerjes së energjisë elektrike u plagosën si rezultat i ndërhyrjes së forcave të sigurisë në pjesën jugore të Irakut. Sipas burimeve lokale, qindra njerëz u mblodhën përpara termocentralit Al-Aziziyah për të protestuar ndaj ndërprerjeve të energjisë në provincën Wasit. Forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve të paarmatosur.
Dëshmitarët okularë thanë se katër demonstrues u plagosën dhe u dërguan në spital ndërsa tre prej tyre kanë marrë plagë më serioze. Ministri i Energjisë Elektrike i Irakut, Majid Mahdi Hantush, dha dorëheqje javën e kaluar pas përshkallëzimit të protestave mbi krizën e mungesës së energjisë elektrike.