KOSOVË– Në 24 orë e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19 në Kosovë. Ndërsa, nga 1.871 testime, janë regjistruar 9 raste të reja infeksioni.
Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 9 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.362.
Numri total i infektimeve ka shkuar 107.797, ndërkohë që ai i viktimave është 2.261 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 160 në të gjithë vendin.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.
Në 24 orët e fundit 1.110 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 205.884 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.
Deri më tani 49.207 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.