SHKODËR– Pushimet për një 55-vjeçar nga fshati Stajka kanë përfunduar në mënyrë tragjike.
Mësohet se si pasojë e detit me shumë dallgë, 55-vjeçari i identifikuar si Pjetër Gjorovia ka gjetur vdekjen.
Report Tv mëson se kanë qenë 3 pushues në rrezik për jetën, ku 2 prej tyre janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe stafi mjekësor i qendrës shëndetësore, teksa 55-vjeçari nuk ia doli dot.