Një incident i rëndë është shënuar në Stamboll. Mediat lokale shkruajnë dy metrobusë janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar të patën 25 të lënduar. Është ende e paqartë se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, shkruajnë mediat.
Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë dërguar për në spital, sipas mediave, shumica prej tyre, janë jashtë rrezikut për jetën dhe me lëndime të lehta trupore.
Aksidenti ka ‘paralizuar’ përkohësisht ofrimin e shërbimit, duke bërë që qytetarët, të zgjedhin rrugë alternative transporti.