Qeveria indoneziane i ka udhëzuar prodhuesit që t’i japin përparësi nevojave mjekësore pasi rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) ka çuar në një krizë të oksigjenit të lëngshëm në disa qytete.
Sipas BBC, spitalet që përpiqen të luftojnë pandeminë në vend u përballën me probleme serioze në furnizimin me oksigjen të lëngshëm. Në vend, 63 pacientë me COVID-19 vdiqën në një spital pasi u harxhuan rezervat e oksigjenit të lëngshëm.
Dy spitale në qytetin Bandung njoftuan se furnizimi i tyre me oksigjen mjekësor ishte harxhuar dhe se nuk mund të pranonin pacientë që kishin nevojë për trajtim urgjent.
Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë të Indonezisë, Siti Nadia Tarmizi, deklaroi se ata dëshirojnë që industria e gazit të përshpejtojë prodhimin e oksigjenit mjekësor dhe ftuan publikun të mos grumbullojë oksigjen të lëngshëm.
Teksa departamentet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve publike në qytetet Bandung, Surakarta dhe Pamekasan përjetuan kriza, disa spitale u desh të kthenin pacientët për shkak të mungesës së vendeve të lira.
Në Indonezi, pandemia ka shkaktuar 2,3 milionë raste pozitive dhe më shumë se 60 mijë viktima.