Kryeministri Edi Rama të martën pasdite organizoi një pritje zyrtare me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, më përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se zgjedhja si anëtar i përkohëshm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së është padiskutim një sukses i madh, por edhe një arsye e dobishme për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste, në çdo aspekt, Shqipëria mund të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët.
“Është një sukses i madh, më i madhi në historinë e diplomacisë shqiptare dhe një arsye për të kuptuar se pavarësisht përmasave modeste të vendit tonë, Shqipëria mund dhe duhet të bëjë më shumë për veten dhe të tjerët, sidomos për rajonin tonë. Kjo arritje është e rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor. Pas kryesimit të OSBE-së, ku për hir të së vërtetës lamë një përshtypje shumë të mirë, them se ulja jonë në Këshillin e Sigurimit, rikonfirmon një standard të ri maturie dhe respekti ndërkombëtar për Shqipërinë. Do të doja të falënderoja të gjitha vendet që e mbështetën vendin tonë në këtë stacion ku asgjë nuk ishte e sigurt” tha ai.
“Ky është një mësim inkurajues për të guxuar më shumë dhe për të mësuar më shumë. Shqipëria do të bëhet më shpejt. Unë, së bashku me shumicën e rizgjedhur dhe qeverinë do ta jetojmë këtë sfidë si arsyen kryesore për t’u zgjuar më herët dhe për të fjetur më vonë. Ku në këtë dekadë që kemi hyrë, dielli të mos shkelqejë vetëm për një pjesë, por për të gjithë njësoj”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi më tej se politika europiane sot nuk është një det i qetë, e për pasojë të kësaj, për vendin tonë nuk është koha më e mirë për të rrugëtuar drejt BE-së.
“Nuk është tërmet, as pandemi, as një det i qetë politika europiane sot dhe për pasojë nuk është koha më e mirë për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Më bëri një kritikë të bukur një mendje e kthjellët. Vlerat që t’i i quan europiane kur flet për BE nuk janë ekskluzive të saj, por edhe vetë BE lufton dhe përpiqet që t’i forcojë më shumë. Po janë vlera universale dhe nëse nuk do të ishin të tilla nuk do të ishin në një sfidë e vazhdueshme edhe për vetë BE pasi sot Kosova nuk do të ishte e pamundur për të lëvizur e lirë, dhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do të ishte në pritje të një date. Megjithatë kjo në asnjë mënyrë për të mohuar se është shumë më mirë të jesh i rrethuar nga kufijtë e BE se sa nga telat me gjemba brenda të cilëve ishte izoluar ky vend kur u anëtarësua në OKB dhe u deshëm 3 dekada për të dalë nga izolimi dhe ëpr tyë parë te vetja aftësinë për të qenë i barabartë“, tha kryeministri.