AUSTRALI- Ish-deputetja e qeverisë Australiane Julia Banks thotë se është prekur në mënyrë të papërshtatshme nga një ministër aktual i kabinetit në vitin 2017. BBC shkruan se Banks, tha se deputeti lëvizi dorën e tij lart në këmbën e saj gjatë një seance votimi parlamentar.
“Ai vuri dorën mbi gjurin tim dhe doli ngadalë dhe qëllimisht në pjesën e pasme të kofshës . Që një ministër ta bëjë këtë në krahun e kryeministrit, i cili ishte plot me deputetë të Koalicionit qeverisë, ai duhej të ishte jashtëzakonisht i pacipë. Unë e pashë të pabesueshme,” tha ajo.
Ndërkohë që zyra e Kryeministrit të vendit, Scott Morrison tha në një deklaratë se ata nuk ishin në dijeni më parë për pretendimet, dhe shtuan se kjo lloj sjellja është “plotësisht e papërshtatshme”.