Të paktën 3 ushtarë amerikanë në Irak u plagosën sot pasi mbi dhjetëra raketa goditën bazën ushtarake në të cilën janë vendosur trupat e SHBA-së.
“Rreth orës 00:30 sipas kohës lokale, Baza Ajrore Ain Al-Assad u sulmua me 14 raketa. Raketat ranë në bazë dhe në perimetër. U aktivizuan masat mbrojtëse. Dëmet po vlerësohen”, tha në Twitter kolonel Wayne Marotto, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër DEASH-it.
Në një postim të mëvonshëm në Twitter, zëdhënësi tha se 3 ushtarë kishin pësuar dëmtime të lehta. Marotto nuk dha informacione në lidhje me organizatorin e sulmit ose nëse pati kundërpërgjigj