Në Illinos të SHBA-së ndërroi jetë Anthony Porter, i cili ishte shkak për heqjen e dënimit me vdekje në shtetin Illinois, ku ishte akuzuar për vrasjen e 2 personave pavarësisht se i dënuar me vdekje, ai ishte shpallur i pafajshëm.
Duke folur për Radio WBBM, avokati Jim Montgomery njoftoi se Anthony Porter, 66-vjeç vdiq nga “dëmtimi anoksik i trurit”.
Porter u shpall i pafajshëm në vitin 1999 pasi Alstory Simon rrëfeu se vrau 2 persona në një park në jug të Çikagos më 15 gusht të vitit 1982.
Simon pranoi fajin e tij gjatë hetimit të vrasjeve dhe u shpall fajtor ku u dënua me 37 vjet burg.
Rasti Porter shkoi tek ish-guvernatori, George Ryan i cili ndaloi të gjithë dënimet me vdekje në shtetin Illinois.
Ryan njoftoi një afat-shtyrje për ekzekutime me vdekje në vitin 2003 dhe më pas ndryshoi dënimet me vdekje të më shumë se 150 të burgosurve me burgim të përjetshëm.
Guvernatori Pat Quinn shfuqizoi dënimin me vdekje në shtetin e Illinoisit në vitin 2011.