Për ditën e sotme moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare). Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Sa i përket temperaturave ato për ditën e sotme do të vijojnë të mbeten të larta.