Një i ri shqiptar është dënuar me 22 burg në Angli, pasi akuzohet për vrasjen e shokut të tij të punës. Elton Sefa, 24-vjeç, goditi me sende të forta përgjegjësin John Woodward.
Ky i fundit, si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë, ndërsa e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Nuk dihet ende se çfarë shtyu shqiptarin të kryente krimin e rëndë. Pas vrasjes, ai është larguar menjëherë për në Holandë.
Atje qëndroi disa ditë e më pas, u zhvendos për në Shqipëri. I riu u arrestua nga policia shqiptare në shkurt të 2019-ës, ndërsa një vit më vonë u ekstradua për në Britaninë e Madhe, për t’u përballur me gjykatën.