Italia shpallet kampione e Europës! Të kaltrit fitojnë kështu titullin e dytë në historinë e dytë pasi mundën në një finale drithëruese 3-2 Anglinë pas penalltive.
Anglezët e nisën shumë mirë sfidën duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me anë të Luke Shou. Krosim i Tripier nga e djathta në shtyllë e dytë dhe mëngjarashi finalizoi në mënyrë perfekte, duke e dërguar topin në rrjetë. Anglezët fitojnë besim dhe duket sikur kanë kontroll gjithçka në pjesën e parë, por italianët nuk dorëzohen kurrë.
Në minutën e 67-të, pas një goditje nga këndi mbrojtësi Bonuçi shënon golin e barazimit 1-1, pasi portieri Pikford nuk mundi të neutralizojë siç duhet goditjen me kokë të Verrarit. Gjithçka në baraspeshë, ndërsa të dyja skuadrat tregohen më të kujdesshme me Italinë që ka disa raste më të mira por gjithsesi nuk e gjen dot golin e dytë në kohën e rregullt.