BERAT- Policia ka intensifikuar kontrollet me qëllim ndëshikimin e drejtuesve të mjeteve që thyejnë rregullat rrugore. Në 24 orët e fundit, Policia rrugore e Beratit ka arrestuar katër drejtues pasi janë konstatuar duke drejtuar motorrin e tyre pa leje drejtimi.
Katër shtetasit janë identifikaur me inicialet S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit S. L., 36 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, H. M., 56 vjeç, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, Ç. K., 49 vjeç, banues në Dimal dhe S. D., 41 vjeç, banues në Berat, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi”, shkruhet në njoftimin e Policisë.