Një operacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Raportohet se nga aksioni janë bllokuar një sasi municionesh dhe kapsolla donatore, si dhe janë arrestuar disa persona.
Në foto shihet se policia ka bllokuar një taksi dhe një makinë super-luksoze tip “Mc Claren”, vlera e së cilës shkon deri në 1 milion euro.