Paraditen e sotme është prangosur brenda në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho. Ai akuzohet për shpërdorim detyre për tjetërsimin e pronësisë së një parcele 2000 m2 në zonën e Plepave.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e disa personave, ndërsa policia ka ekzekutuar sot urdhrin, duke arrestuar brenda Kadastrës juristin Zaho. Ai ka qenë i arrestuar edhe më parë në një operacion në atë kohë në ZVRPP e Durrësit.