Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin kanë nisur arrestimet në valë, në radhët e zyrtarëve të lartë. Sot në pranga përfundoi Osman Mehmediç, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA). Ai u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila po e heton atë në çështjen “Diploma”, por ai gjithashtu dyshohet për pastrim parash pasi bleu dy shtëpi në Sarajevë.
Ndërkohë që dhe në Kroaci, nuk ka qetësi! Patrik Shegota, ish-drejtori i varrezave të qytetit të Zagrebit, është arrestuar. Ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut të ndjerë Milan Bandiç, por nuk është i vetmi pas prangave. Lidhje me çështjen e Shegotas ka Ana Marija Končić , udhëheqëse e Departamentit të Regjistrimit të Tokave në Sesvete.
Përveç saj, shtëpia ku shiteshin lule për në varreza, ishte në pronësi të Velina Oršolić, një ish-këngëtare, tashmë edhe kjo e prangosur. Drejtori kishte hapur një tender për pronarin e dyqanit të luleve në varreza, por u zbulua dhe menjëherë filluan me arrestimet. Përveç tyre në pranga janë vendosur edhe: ish-drejtori i Radio Televizionit Kroat, Kazimir Baçiç; shoferi i Bandiç, Zdravko Krajina; Denis Mohenski, Ana Stavljenić Rukavina, dhe shumë të tjerë që u arrestuan gjithashtu për 5 çështje të ndryshme, por që akuzë kryesore kanë ryshfetin.