Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili është u arrestua për korrupsion kërkon lirimin nga qelia për arsye shëndetësore. Tushe ka deklaruar se vuan prej vitesh nga sëmundja e kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve.
Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.
‘Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara. Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme” .’- thuhet në argumentinin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.