Nga Pusteci i Korçës, ku mori pjesë në Festivalin “Mik”, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, në fjalën e saj e vuri theksin te Reforma në Drejtësi. Ajo tha se kjo reformë po çohet përpara, ndonëse shtoi se po ecën më ngadalë nga sa do të donte SHBA. Kim thekson se tani është koha për të vazhduar përpara dhe për t’u mos u dorëzuar.
“Kam shpresë të pafundme për Shqipërinë. Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha ajo.
E pyetur nëse po shkohet drejt “peshkut të madh”, metaforë e përdorur për ‘kokat’ e mëdha të krimit në vendin tonë, Yuri Kim u përgjigj me diplomaci, teksa tha se ajo nuk është peshkatare, por diplomate. Kim shtoi se institucionet shqiptare kanë nisur të përmbushin përgjegjësitë e tyre dhe se ata duhet të mbështeten në këtë.
Pyetje: Po shkojmë drejt peshkut të madh?
Yuri Kim: Unë jam diplomate, nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim ata. Ajo që dua të flas në fakt është kultura shqiptare, dhe mundësia e madhe për të qenë me MIK FESTIVAL dhe dëgjonim “Zanat”, nuk është vetëm reforma e drejtësisë, është bukuria e Shqipërisë dhe shpirti i shqiptarëve që me jep shpresë.