Një shpërthim i madh i ndjekur nga një zjarr në një park industrial kimik në Leverkusen, ka shkaktuar dy viktima dhe 31 të plagosur .
Ndërkohë që mediat vendase raportojnë se pesë persona janë të zhdukur.
” Për fat të keq, po zbehet shpresa për t’i gjetur ata të gjallë”.” tha Lars Friedrich, kreu i Chempark, në një deklaratë fillestare.
Currenta tha se shpërthimi ndodhi në incenerator dhe shkaqet mbeten ende të paditura.
Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh helmues. Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.