Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Garunjas të Lushnjës ku Kastriot Hasalla ka vrarë më armë zjarri kushëririn e tij Romeo Hasallën. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur pranë një toke bujqësore. Nga të shtënat më armë kanë mbetur të plagosu edhe Amarid Hasalla 30 vjeç dhe Shuaip Hasalla 65 vjeç. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e këtij krimi të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me vrasjen.